Merkel: Situata e Covid-19 në Gjermani mbetet serioze dhe shumë e rëndë

0
82

Fatkeqësisht duhet të themi përsëri se situata është shumë serioze, e përsëris shumë serioze, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.

”Vala e tretë e pandemia po mbretëron”, deklaroi kancelarja në Parlament duke paraqitur ndryshimin në ligjin e pandemisë i cili parashikon futjen në nivelin federal të të ashtuquajturave “frena të emergjente”.

”Ne nuk mund të largohemi nga mjekët dhe ndihmësit e shëndetit. Ata nuk mund ta fitojnë vetëm këtë betejë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e shtetit, të politikës, të shoqërisë, të ne qytetarëve, të të gjithëve ne”, theksoi ajo.

”Virusi nuk fal askënd. Çdo vonesë do të thotë vetëm që kohët po zgjaten”, deklaroi Merkel në Bundestag.

Kancelarja theksoi se takimi i fundit mes landeve përfundoi pa marrëveshje dhe kjo ishte  arsyeja pse shërbente ndërhyrja legjislative federale.

Kështu që ajo kërkoi mbështetjen e parlamentit për këtë amendim të rëndësishëm të ligjit për mbrojtjen e shëndetit.