Merkel-Kurtit: Do të gëzohem të ju pres së shpejti në Berlin

0
80

Kancelaraja gjermane, Angela Merkel ka uruar përzemërsisht kryeministrin Albin Kurti për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës.

I nderuar zoti Kryeministër,
Ju uroj përzemërsisht zgjedhjen tuaj në këtë detyrë.

Para jush dhe Qeverisë tuaj, janë detyra të rëndësishme dhe të rënda si ndërtimi dhe forcimi i shtetit ligjor, luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar, përmirësimi i gjendjes ekonomike dhe në mënyrë të vecantë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Këta janë hapat themelorë për forcimin e perspektivës evropiane të vendit tuaj. Qeveria Gjermane do ta mbështesë Kosovën edhe më tej në këtë rrugë.

Do të gëzohem të ju pres së shpejti në Berlin.

Për detyrat tuaja që ju presin përpara, ju dëshiroj fat dhe shumë suksese.

Me përshëndetje miqësore.

Angela Merkel,
Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë