Merkel: E shqetësuar për vaksinën antiCovid-19 për vendet më të varfra

0
112

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh e shqetësuar për ritmin e ngadaltë të diskutimeve për të siguruar vaksinën kundër COVID-19 për vendet më të varfra të botës.

“Ne do të shikojmë me Aleancën e Vaksinave (Gavi) se kur do të fillojnë këto negociata, sepse jam e shqetësuar që asgjë nuk është bërë ende”, deklaroi ajo në mbyllje të samitit virtual të G20-s.

Ajo nënvizoi se Bashkimi Europian, SHBA-ja dhe vendet e tjera të pasura kishin arritur tashmë marrëveshje me laboratorët farmaceutikë për të garantuar furnizimin e tyre me vaksina.

Drejtuesit e G20-s u angazhuan për të mos ndërprerë përpjekjet për të furnizuar me vaksinë vendet më të varfra.

Por, vazhdojnë të mungojnë 3,8 miliardë euro në buxhetin e Aleancës së Vaksinave, koalicion ndërkombëtar, i destinuAr për të garantuar një shpërndarje të drejtë të vaksinave dhe pajisjeve mjekësore.

Gjermania është angazhuar të janë 500 milionë euro për programin botëror të vaksinimit, i quajtu Covax, që bashkdrejtohet nga Gavi.

“Më e rëndësishme për mua është që Covax të fillojë negociatat me prodhuesit e vaksinave duke përdorur paratë që ka mbledhur tashmë”, theksoi Merkel./ATSH