Mendimet dhe GPS-ja e trurit

0
47

Për të lundruar mes mendimeve, truri mund të mbështetet në GPS-në e tij personale, i njëjti sistem që njerëzit përdorin për t’u orientuar në një mjedis ndihmon për të organizuar njohuritë në një hartë të vërtetë mendore. Kështu thotë një kërkim i publikuar në revistën “Science”, nga Instituti “Max Planck” në bashkëpunim me norvegjezin “Kavli Institute”.

Në këtë kërkim ka kontribuuar edhe Edvard Moser, fitues i Çmimit Nobel për Mjekësinë në vitin 2014 me bashkëshorten May Britt dhe John O’Keefe për zbulimin e GPS-së në tru.

Që në vitin 2016 një studim i mëparshëm tregon se të ashtuquajturit neurone GPS aktivizohen jo vetëm kur lëviz në hapësirë, por edhe kur mësohen njohuri të reja, shkruan Atsh.

“Duke vënë së bashku të gjitha zbulimet e mëparshme kemi ngritur hipotezën se truri bazohet në një hartë mendore, pa dallime mes hapësirave reale dhe atyre virtuale mes dimensioneve të ndryshme të mendimeve tona”, shpjegon Jacob Bellmund, në krye të grupit të kërkimit.

“Pra treni i mendimeve udhëton vërtetë përgjatë një rruge që kalon mes këtyre dimensioneve”, thotë ai.

Këto procese shfaqen veçanërisht të dobishme kur gjendemi përballë eksperiencave apo situatave të reja dhe të panjohura. Duke përdorur hartën e njohurive në dispozicion mund të parashikohet niveli i ngjashmërisë mes diçkaje të re dhe nocioneve që njihen.

Për shembull, ndonëse nuk kemi parë asnjëherë një leopard, mund të pozicionohet me korrektësi në hartë nëse kemi parë felinë të tjerë të mëdhenj më parë, si tigri dhe luani.

“Jemi në gjendje të përgjithësojmë situatat e reja me të cilat përballemi përditë dhe të vendosim se cila është sjellja më e mirë për t’u përshtatur”, shton Bellmund./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu