Me protestë kundërshtohet vendimi i BQK-së për shtrenjtimin e sigurimeve

0
73

“Merakli t’kerreve” sot ka protestuar kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për rritjen e çmimit për sigurim të veturave.

Agan Hajdarhoxha ka thënë se rritja e çmimit për 26 për-qind është e papërballueshme për qytetarët; andaj ka kërkuar që të kthehet vendimi i mëhershëm, njofton Klan Kosova.

“Kjo është protestë e qytetarëve të Kosovës që po e kundërshtojnë ngritjen për 26 për-qind të sigurimeve të automjeteve”.

“Jemi mbledhur sot këtu për të vetmin qëllim – për të kundërshtuar vendimin e BQK-së. Ne po kërkojmë që të kthehet vendimi siç ka qenë”.

“Tash që të sigurohet një veturë standarde nevojiten 300 euro. Një qytetar i Kosovës nuk mund ta sigurojë veturën e tij me një pagë prej 200 eurosh”.

“Në çdo ditë kemi rënie të ekonomisë të secilës familje veç e veç; prandaj këtë vendim të BQK-së e konsiderojmë shumë të padrejtë”.

“Ne do të dalim të protestojmë çdo ditë nëse është nevoja për ta kundërshtuar vendimin e BQK-së”.