Më 4 shkurt shfaqet dokumentari “Ferdonija”

0
94

Më datën 4 shkurt, në Project Space, do të shfaqet dokumentari”Ferdonija”.

Ky dokumentar më pas do të përcillet me një diskutim, ku Gazmendi Bajri, i cili edhe punoi këtë dokumentar,   do të rrëfej më shumë për procesin e punës gjatë realizimit të këtij dokumentari, shkruan OxygenPress.

“Gati pas dy dekadave nënat gjakovare nuk kanë as edhe të vetmin shpjegim ose dëshmi për fatin e fëmijëve e burrave të tyre! Ato kërkojnë që të zbulohet çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre, të zbulohen rrethanat e vrasjes dhe zhdukjes së tyre, të zbulohet ku prehen trupat e tyre dhe t’u mundësohet, së paku, rivarrim i dinjitetshëm e human”, thuhet në njoftimin e këtij eventi.

Rrëfimi i  gjithë atyre nënave gjakovare të cilat ende nuk dijnë për fatin e fëmijëve dhe burrave të tyre, do të vij në dokumentarin e Gazmend Bajrit ,“Ferdonija”, i cili pasqyron dhe reflekton mbi pasojat që këtyre grave bujare këto të gjitha u krijojnë.

Ky dokumentar mes tjerash i dedikohet paqes./OxygenPress.info