Mbështetet Agjencia e Shoqërisë së Informacionit me mjete dixhitale për të avancuar teknologjinë e tyre informative

0
47

COVID-19 ka sjellë një valë të re të transformimit dixhital, duke rritur nevojën për transferim të shpejtë në teknologjitë dixhitale. Institucionet në mbarë botën po u drejtohen zgjidhjeve dixhitale për punën dhe operacionet e përditshme. Distancimi fizik si një nga masat parandaluese për përhapjen e pandemisë, së bashku me kapacitetin e fizuar Teknik, po sfidojnë aftësinë e institucioneve për të kryer plotësisht detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

Duke marrë parasysh pandeminë, është shumë e rëndësishme që Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AShI) e cila është përgjegjëse për funkcionimin e rrjetit institucional të TI-së, të vazhdoj mandatin pandërprerje që institucionet të kenë mundësi t’i ofrojnë qytetarëve shërbime gjithëpërfshirëse.

Pikërisht për të përmirësuar infrastrukturën dixhitale, UNDP dhe UNV pajisën AShI-në me vegla dhe pajisje të TI-së ( altoparlantë për konferenca, TV, kufje, laptopë, uebkamera HD, kamera për konferenca) që do të garantojnë që proceset jetike institucionale të vazhdojnë punën pandërprerje duke siguruar kështu funkcionalitetin e e institucioneve qeverisëse.

Ky kontribut është pjesë e projektit të përbashkët të UNDP-së dhe UNV-ve “Support Kosovo Institutions with swift and innovative solutions to contain the spread of COVID-19 pandemic” financuar nga “The UN COVID-19 Response and Recovery Multi-Partner Trust Fund (COVID-19 MPTF)”, i lansuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.