MASh: Vendim i Qeverisë së Kosovës në shenjë solidarizimi me të gjithë ata që po punojnë pa pushim

0
158

Vendimi që dita e hënë (30 nëntor 2020) të jetë ditë pune edhe në institucionet arsimore, është vendim i Qeverisë së Kosovës në shenjë solidarizimi me të gjithë ata që po punojnë pa pushim në përballje me pandeminë.

Bazuar në Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, MASh ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ për Kalendarin Shkollor 2020/2021, i cili nuk është ndryshuar.

Prandaj, MASh fton të gjitha institucionet arsimore që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të realizuar planprogramin mësimor.
MASh, po ashtu, iu bënë thirrje të gjitha institucioneve arsimore që të kujdesen për zbatimin e rekomandimeve të IKShPK-së dhe MASh-së nga të gjithë akterët pjesëmarrës në shkollë.

#MaskëDistancëHigjienë
#TiMbajmëShkollatHapur