Manifesta Biennial, ka filluar punët përgaditore për edicionin e ardhshëm që do të organizohet në Prishtinë në vitin 2022

0
113

Manifesta Biennial, një nga ngjarjet më të mëdha artistike në Evropë, ka filluar punët përgaditore për edicionin e ardhshëm që do të organizohet në Prishtinë në vitin 2022!

Ekipi vendas ka filluar punën ndërsa elementet e programit si studimi para-bienal urban, kanë filluar të marrin formë.

Ky do të jetë edicioni i parë i Manifestës në Ballkanin Perëndimor, ndersa këtë nder e ka Prishtina e cila falë veçantisë së vet u përzgjodh nikoqire zyrtare e edicionit të 14-të me iniciativën e Komunës së Prishtinës dhe bashkëpunimit me institucionet kulturore.