Macron njofton mbylljen e dytë të vendit, nis të premten deri të paktën më 1 dhjetor

0
107

Franca do t’i rikthehet bllokimit me efekt nga e premtja deri të paktën më 1 dhjetor, për të frenuar valën e dytë të COVID-19, njoftoi sot presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Qytetarët do të kenë nevojë edhe një herë për një deklaratë të firmosur për të lënë shtëpitë e tyre, e cila do të lejohet vetëm për një numër të kufizuar arsyesh, por shkollat dhe zyrat qeveritare do të qëndrojnë të hapura”, iu adresua ai kombit në një fjalim televiziv.

“Virusi po përhapet në Francë me një shpejtësi që as parashikimet më pesimiste nuk e parashikuan”, shtoi Macron, një ditë pasi vendi regjistroi më shumë se 500 vdekje, shifra më e keqe deri tani që nga kulmi i parë i epidemisë në prill.

Presidenti këmbënguli se asnjë zgjidhje tjetër, siç është kërkimi i imunitetit të tufës ose vendosja e bllokimit vetëm për personat e prekshëm, nuk është i zbatueshëm./ATSH