Macron në kufirin spanjoll për ashpërsimin e kontrolleve

0
32

Presidenti francez, Emmanuel Macron zhvilloi sot një vizitë në kufirin franko-spanjoll, në pikë-kalimin në Perthus, në kuadër të forcimit të kontrolleve kufitare, si pjesë e luftës kundër imigracionit të paligjshëm dhe kundër terrorizmit, tha Elisee.

I shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin dhe sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane, Clement Beaune, presidenti Macron do të vizitojë një pikë kufitare për automjetet që hyjnë në territorin francez dhe do të vizitojë Qendrën për Bashkëpunim Policor dhe Doganor (CCPD).

Spanja është një prej portave kryesore të hyrjes së imigrantëve klandestinë në Francë, që mbërrijnë nga Afrika e Veriut.

Kreu i shtetit u mobilizua për këtë çështje duke bërë thirrje të martën për një përgjigje të përbashkët europiane kundër terrorizmit, një ditë pas sulmit islamik në Vjenë, ku si pasojë humbën jetën katër persona dhe pas tre atentateve të fundit në Francë./ATSH