Luftimi i varfërisë dhe ndotjes së ambientit njëkohësisht

0
68

Haiti është një nga vendet më të prekura nga ndotja e ambientit, ndërkaq Richardson Gustave i cili menaxhon kompaninë The Plastic Bank, i angazhon njerëzit në nevojë që ata të mbledhin mbeturina plastike dhe pastaj i paguan ata.

Kështu, ai thotë se e zbut varfërinë, dhe njëkohësisht e shpëton oqeanin nga plastika.

Në mënyrë që të sjellin ndryshime ai thotë që duhet ta sulmojnë problemin, e që sipas tij është varfëria dhe prioritet është që t’iu sjellë ushqim në tavolinë, dhe thotë për banorët e Haitit që ata nuk e dinë mënyrën e duhur se ku dhe si t’i vendosin mbeturinat.

Gustave ka lindur në Haiti, mirëpo ka studiuar në SHBA, dhe tregon që kurrë s’e ka kuptuar se sa rëndësishëm është riciklimi deri në momentin kur është kthyer në Haiti , andaj kjo e ka inspiruar që të provojë ta sjellë ndryshimin.

Për çdo ditë, mbledhësit e mbeturinave dalin në terren dhe mbledhin plastikë. Pasi e bëjnë këtë,  e dërgojnë plastikën në qendër ku pastaj ajo matet dhe mbledhësit paguhen.

Më pas, procesi i kësaj kompanie vazhdon me një inspektim të kësaj plastike e cila më vonë transportohet në vendet ku më pas ndodh riciklimi i saj.

Gustave  shkon nëpër këto qendra, dhe e mbikëqyr mbarëvajtjen e punës – se a po trajtohen mirë këta mbledhës – pastaj sigurohet që transporti i plastikës të ndodhë në kohë të mjaftueshme në mënyrë që atyre mos t’iu bie të presin shumë.

Kjo kompani i ka 30 qendra të tilla përgjatë krejt Haitit, dhe secila qendër i ka mbi 75 mbledhës.

Në vetëm një qendër ata arrijnë t’i mbledhin së bashku  22 mijë euro – më së paku  brenda një muaji.