Ligjëratë për vetëdijesim nga rreziku i mjeteve piroteknike

0
75

Derisa po afrohen festat e fundvitit, po rritet përdorimi i mjeteve piroteknike nga ana e të rinjve në Kosovë.

Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, ka organizuar fushatë vetëdijesimi nëpër shkollat fillore të Kosovës me qëllim të ndërgjegjësimit të nxënësve për rrezikun që mund të shkaktojë përdorimi nga ana e tyre i mjeteve piroteknike.

Fushata është realizuar nga data 10 deri më 19 dhjetor 2018 dhe janë  përfshirë nxënës të shkollave fillore të Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Ferizajt, Gjilanit dhe Dragashit.

Gjatë kësaj periudhe janë realizuar 17 orë mësimi ku kanë marrë pjesë mbi 1000 nxënës. Ligjëratat janë mbajtur nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit,  të cilët janë të përgatitur dhe të trajnuar për mjete të rrezikshme, shkruan OxygenPress.

Nxënësit shfaqen interesim të madh gjatë këtyre ligjëratave, gjë që u pa edhe nga pyetjet e tyre të shumta rreth këtyre mjeteve. Një numër i madh i tyre ishin mjaft të zëshëm kundër përdorimit  të tyre, njofton MFSK.