Liderët globalë rrisin bashkëpunimin kundër krizës së COVID-19

0
45

Drejtuesit botërorë rritën angazhimet e tyre në luftën kundër pandemisë duke përshpejtuar shtrirjen e vaksinave në mbarë botën mes kërcënimit në rritje të shfaqur nga mutacionet e reja të koronavirusit.

Grupi i shtatë fuqive të mëdha ekonomike ka riforcuar mbështetjen e tij në fushatën botërore të vaksinimit në vendet më të varfëra me më shumë se katër miliardë dollarë, gjatë samitit virtual të organizuar nga kryeministri britani, Boris Johnson. Kjo shumë e çon totalin e premtuar nga vendet e G7-s në 7,5 miliardë dollarë.

Vullneti i drejtuesve të G7 për të mposhtur krizën e shkaktuar nga pandemia bën pjesë gjithashtu në përpjekjet për të rivendosur bashkëpunim global.

Në deklaratën e tyre finale ata deklaruan se parashikonit të bënin 2021 një kthesë për multilaterizmin.

“Ne do të vazhdojmë të mbeshtesim ekonomitë tona për të mbrojtue punësimin dhe për të mbështetur një rimëkëmbje të fortë dhe aftagjatë, të ekuilibruar dhe gjithëpërfshirëse”, deklaruan vendet e G7-s, Franca, Gjermania, SHBA-ja, Italia, Japinia dhe Kanadaja, në përfundim të takimit.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e G7-s deklaruan gjithashtu në konferencën vjetore të Mynihut mbi sigurinë se një veprim global i përbashkët ishte i nevojshëm për të luftuar kundër koronavirusit, që ka shkaktuar tashmë 2,4 milionë të vdekur në botë, sipas Universitetit Johns Hopkins, me qendër në SHBA.

“Ky virusi, armik i padukshëm, nuk mund të mposhtet pa solidaritet”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në konferencën e përditshme për COVID-19 në Gjenevë.

“Shpërndarja e drejtë dhe qasja e barabartë e vaksinave është veçanërisht e rëndësishme për vendet e brishta dhe shtetet e vogla. Askush nuk duhet të mbetet vetëm”, përsëriti ai.

OBSH ka nisur planin e reagimit antiCOVID-19 (Gatishmëria Strategjike dhe Plani i Reagimit) për 2021, ndër përparësitë e të cilit është përshpejtimi i qasjes së barabartë në mjetet e reja, të tilla si vaksinat, diagnostikimet dhe terapitë.

Duke u shprehur gjithahstu gjatë konferencës, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, kërkoi fillimin e një plani global vaksinimi për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Np komentet e saj në samitin e G7-s, kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se pandemia nuk do të mundet nëse të gjithë në botë nuk vaksinohen.

“Për sa kohë që infeksionet po përhapen në një shkallë të gjerë, virusi krijon mutacione, gjë që mund të dobësojë efektivitetin e vaksinave”, theksoi ajo.

“Kjo duhet të parandalohet”, shtoi Merkel./ATSH