Libri dhe filmi “Beni ecën vetë” iu kushtuan Ben Blushit (Video)

0
1703

Thuajse të gjithë të vegjlit shqiptarë, kudo që janë, kanë lexuar librin “Beni ecën vetë”. E shumëkush edhe e ka parë filmin, për të cilin u shkrua libri. Ai, Beni i librit dhe filmit, është Ben Blushi.

Kiço Blushi që është autori, është pra babai i Benit. Ai si një shkrimtar dhe skenarist, duket se ca gjëra ia ka përcjellë të birit.

Ben Blushi është autor i disa librave, e libri i tij Kandidati është ndër më të shiturit.

Pra, Ben Blushi është shkaku që babai i tij e ka shkruar skenarin e këtij filmi.

“Unë mund të kem qenë 6 apo 7 vjeç atëherë kur është bërë ky film. Sigurisht, kam shumë kujtime, sepse mbaj mend babain kur e shkruante, pastaj kur filmi do xhirohej dhe unë nuk ankohesha pse isha kështu si më kanë nxjerrë, por ankohesha pse s’duhej ta luaja unë filmin”, ka thënë Ben Blushi.

Aktori që dikur në film ka luajtur rolin e Benit të vogël, është Herion Mustafaraj i cili, tani jeton në Amerikë dhe nuk ka ndonjë profesion atje.

Ndryshe, në libër, Beni është një fëmijë i “burgosur” nga familja, atij asgjë nuk i lejohet të bëjë. Merr topin e luan në dysheme-mos i thotë e ëma se shqetëson komshinjtë, ai lot me top në mur. Mos se nuk duroj dot zhurmën. Mos, mos, mos për çdo gjë.. Del në dritare dhe shef shokët që lozin jashtë me zili. Nuk mund të shkojë se ftohet. Fëmijët i flasin ” çun i mamasë “. Por xhaxhai që vjen nga fshati dhe e merr me vehte e ndryshon krejt. Ai hipën me frikë por megjithatë hipën në një kalë të vërtetë. Sa mirë qenka jashtë qytetit-pyje të gjelbëru-ara, male të larta, burime me ujë të kulluar. Është i lumtur por ja. Por në fund ai ka shpëtuar nga “urdhrat” e prera të mamasë, mos, mos, mos…me ndihmën e xha Thomait dhe shokëve ai e rimerr veten dhe e kupton se kujdesi i tepërt dhe përrallat me “kuçedra” dhe me ujq e kanë dëmtuar./ OxygenPress.info

Filmin e plotë mund ta shihni këtu: