“Leni fëmijët të ecin vet..”

0
239

Mami dhe babai shoqëronin çdo vit në tren djalin e tyre te gjyshja e tyre për pushimet e veres dhe më pas ata ktheheshin në shtëpi me të njëjtin tren të nesërmen.

Djali, kur u rrit, u tha prindërve të tij:

– Unë tashmë jam rritur, po sikur të përpiqem të shkoj vetëm tek gjyshja këtë vit?
Pas një debati të shkurtër, prindërit ranë dakord. Ata po qëndronin në stacionin e trenit duke e pershendetur me dore dhe duke i dhënë këshillat e fundit nga dritarja, Djali vazhdonte të përsëriste:
– Po, e di, e di, e keni thënë njëqind herë tashmë …!
Treni po nisej dhe babai i tha: – Bir, nëse papritmas ndihesh i sëmurë ose i frikësuar, kjo është për ty! – dhe futi diçka në xhepin e djalit.

Dhe tani djali ishte vetëm, i ulur në një vagon, per here te para pa prindërit duke parë diçka nga dritarja.
Rreth e rrotull personat e huaj shtynin, bënin zhurmë, hynin në vagon dhe kur erdhi shitësi i biletave e pyeti pse ai është vetëm, Dikush e shikoi atë me pakënaqësi dhe papritmas djali ndihet jo mire dhe i merzitur gjithnjë e më shumë.
Me pas ai filloi frikësohet. Uli kokën, fshehu koken ne një cep të sediljes dhe lotët filluan t’i rrokulliseshin poshtë syve.

Në atë moment ai u kujtua që babai i tij i vendosi diçka në xhep.
Duke qare përpiqet të gjeje çfarë babai i tij i vendosi në xhep, e gjen dhe e hap “Bir, unë jam në karrocën e fundit.”
P.S. Kështu duhet t’i lëmë fëmijët të ecin në jetë, duke u besuar atyre, por duhet të jemi gjithnjë në karrocën e fundit që kur të ndihen ata të frikësuar, të jemi afër tyre – për sa kohë që jemi gjallë…
Përktheu dhe përshtati: #Italmed