Legjenda nuk e dëgjon as mjekun

0
21

Alex Ferguson nuk është vetëm legjendë e Manchester Unitedit, por e futbollit botëror në përgjithësi. Në moshë të shtyrë, por edhe me probleme shëndetësore, ai nuk mund të qëndrojë larg futbollit. Pak muaj më parë, kaloi një krizë duke pasi kishte kaluar një hemorragji në tru dhe ishte në rrezik për jetën.

Ky problem shëndetësor kaloi fatmirësisht, por mjekët e kanë këshilluar ish-trajnerin e Manchester Unitedit që të jetë i kujdesshëm në veprimet e tij. Kështu, atij iu ndalua të shkojë shpesh në stadium pasi mund të ndikojë në shëndetin e tij. Mirëpo, duket se Ferguson se nuk është bindur aspak nga këto këshilla. Në 9 ditët e fundit, Ferguson ka shkuar plot 3 herë në stadium, duke përfshirë këtu edhe një udhëtim mjaft të gjatë ndaj Southamptonit.

“Nuk e kuptojmë pse Ferguson nuk bindet nga ne. I kemi thënë që duhet të ketë edhe më shumë kujdes, madje të mos shkojë shpesh në stadium. Nga pamjet filmike në TV, kuptuam se ai ka qenë në 3 ndeshje gjatë 9 ditëve dhe ky është realisht problem”, u shpreh një nga kujdestarët.