Lajm i mirë: Qeveria pezulloi projektin e Lumbardhit

0
35

Është zhvilluar takimi i Komitetit Ndërministror për çështjen e projektit të përfolur rreth investimeve mbi energjinë e ripërtëritshme në Lumbardhin e Pejës.

Anëtari i këtij Komisioni, i deleguar nga Ministria e Financave, zv/Ministri Fatmir Gashi, ka bërë të ditur se është arritur që nga sot edhe zyrtarisht të pezullohet puna e këtij Komiteti dhe rrjedhimisht me të edhe çështja e projektit të Lumbardhit.

“Qytetarë të nderuar, sapo u mbajt takimi i Komitetit Ndërministror për projektin e Lumbardhit me çrast, sipas Kërkesës së Kryeministrit Haradinaj, reagimit tonë në Komision e i cili reagim pasoj edhe me reagimin mbarë qytetarë, u vendos edhe zyrtarisht që të pezuollhet puna e këtij Komisioni, që rrjedhimisht nënkupton edhe pezullimin e tëgjtiha procedurave për projektin e Hidrocentralit në Lumbardh.”-ka shkruar Fatmir Gashi – zv/Ministër i Financave, anëtar i Komisionit ndërministror.