Lacoste ndryshon logon me krokodil, e zëvendëson atë me kafshë të tjera në rrezik zhdukje

0
555

Kompania franceze me famë botërore të veshjeve, ka zëvendësuar ikonën e saj në logo në çdo produkt që ishte një imazh krokodili, duke e zëvendësuar me kafshë të tjera të rrezikuara për të përhapur vetëdijen për këto lloje dhe rreziqet që u kanosen.

Nga një bashkëpunim me Bashkimin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, Lacoste paraqiti dhjetë dizajne të reja të këmishave të tyre ikonike.

Secila nga dhjetë kafshët e paraqitura është në prag të zhdukjes. Numri i prodhuar për secilën seri korrespondon me madhësinë e mbetur të popullsisë në jetën e egër.

Duke blerë këmisha, njerëzit po marrin pjesë në ndihmën e IUCN dhe Lacoste në luftën për ruajtjen e kafshëve të egra në mbarë botën, thotë kompania.