Ky frut kuron aneminë, migrenën dhe sëmundjet kanceroze

Fruti i kajsisë është shumë i këndshëm dhe aromatik. Përmban vlera të larta ushqyese si: vitamina A, B1, PP, C, acide organike, pektinë, albumina, sheqerna rreth 14% etj.

Përveçse një frut i shijshëm, kajsia gjen përdorim të gjerë edhe si një bimë mjekësore me frutin, degët dhe gjethet e saj.

Kajsia mund të përdoret e freskët ose e thatë, reçel, komposto madje mund t’i pihet edhe lëngu i këndshëm. Fruit i freskët i kajsisë ndihmon në prodhimin e gjakut dhe është gjithashtu shumë i mirë për qetësimin e muskujve të tendosur dhe për zërin e ngjirur.

Frutat e thata kanë rreth 60% sheqer, kurse thelpinjtë e tyre janë të pasur me albumina deri në 28%, vajra deri në 55% etj. Përdoren kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim ato piqen dhe konsumohen me mjaltë, për t’u tretur më mirë.

Fruti i kajsisë në përdorim natyral kuron:

Dhimbjet në gjoks;
Aneminë;
Sëmundjet kanceroze;
Migrenën dhe epilepsinë;
Sëmundjet e mëlçisë.