Ky është mësuesi, i cili rrahu policin serb 30 vite më parë

0
123

Në kohën kur dhuna ndaj shqiptarëve ishte e madhe, ai merr guximin të sulmoj policin serb. Maliq Luzha është personi i cili guxoi të përballet me policinë serbe në mes të qytetit të Ferizajt. Në një kohë kur serbët, rrahnin pothuaj secilin qytetarë që e takonin në qytetet, atë ditë ndodhi e kundërta.  Luzha e kishte lënduar dorën pas grushteve që ia kishte dhënë policit serb.

Por, ai kishte mbetur i rrahur keq nga 11 policë, ku si pasojë e goditjeve të shumta Luzha ende ka probleme shëndetësore. Mësuesi nga Ferizaji beson se përleshja me policinë ishte e përgatitur.

Kjo pasi ai ishte suspenduar për 3 vite nga puna si mësues për arsye të bindjeve të tija nacionaliste.

Madje, ai  tregon se komunistët serb e shqiptar ia kishin zënë për të madhe emrat që ia kishte vendosur fëmijëve të tij.

Luzha thotë të mos jetë pishman për rrahjen me policinë serbe, megjithëse nuk është i kënaqur me gjendjen e Kosovës pas lufte.

Maliq Luzha u pensionua në vitin 2011 nga arsimi e për vitet e shërbimit si mësues ai ka shumë mirënjohje.

Kanë kaluar 30 vjet nga kjo ngjarje, por 73 vjeçare e kujton fare mirë këtë përballje me policinë serbe në vitin 1989.