Ky është laptopi i parë

0
706

Në ditët e sotme laptopët bëhen gjithnjë e më të sofistikuar, shumë të hollë, të lehtë, me fuqi të madhe kompjuterike dhe madje shumë prej tyre kanë ekran me prekje ose ekran të dyfishtë që paloset mbrapa, etj etj. Por, laptopi parë i hedhur në treg më 3 prill 1981 ishte shumë më ndryshe. Të shohësh se si ka qenë çuditesh se sa shumë ka përparuar teknologjia. Duket si ndonjë radio e vjetër transmetimi e Luftës së Dytë Botërore.
Në atë kohë laptopi i quajtur Osborne 1 ishte teknologjia e fundit, zhvilluar nga Adam Osborne.

Osborne 1 (foto) kishte një RAM vetëm 64 KB, peshonte 10.7 kilogramë dhe kushtonte 1,795$ (të barasvlershme me 4,729$ sot), ndërsa programet që kishte të instaluara kushtonin pothuajse aq sa vete laptopi, përshirë sistemin operativ CP/M. Gjithashtu, kishte dhe lojëra, por për shkak se nuk suportonte grafikë të komplikuar bardhë e zi apo me ngjyra, ato ishin thjesht të bazuara në tekst.

***

http://oldcomputers.net/osborne-1.html