Ky është çelësi për të pasur fëmijë të suksesshëm

0
110

Bashkëautorja e librit ‘’Great Minds and Hoë to Grow them’’ Wendy Berliner, në artikullin e fundit të gazetës prestigjoze “The Guardian”, deklaroi se shumica e fëmijëve  kanë kapacitet për të arritur nota të larta akademike edhe nëse nuk dalin me rezultate të mira në teste.

“Se ti lexon librin Harry Potter në moshën 5 vjeçare nuk do të thotë se gjatë viteve të adoleshencës do jesh akoma përpara”-thotë Berliner. Në fakt, fëmijë me nota akademike të mira mund të kenë më shumë probabilitet të rriten dhe të kenë preformancë të mirë si adult duke demonstruar suksesin e një gjeniu sepse ka të bëjë më shumë sesa me inteligjencën.

Sipas Berliner IQ nuk është e pandryshueshme: truri është i manovrueshëm dhe ndërton rrugë neutrale me rritjen e fëmijëve tanë. Ajo mbajti shënime gjatë kërkimeve të saja në vitet 1980 duke studjuar psikologun Amerikan Benjamin Bloom i cili thoshte se adultët që kanë arritje më të mëdha në fusha si baleti, noti, pjano, tenisi, matematika, skulptura dhe neurologjia e arritën atë jo sepse ishin të talentuar por nga ajo që kishin të përbashkët:

Adultët punonin fort dhe në mënyrë konstante në diçka për të cilën si fëmijë ishin fiksuar dhe prindërit e tyre i inkurajuan duke i mësuar etikën e të punuarit fort.

Ideja se prindërimi, praktika dhe arsimi mund të ndihmoj në performancën akademike të fëmijëve është një lajm i ri për shumë prindër. Thjesht sepse fëmija yt i vogël nuk mund të thotë 50 fjalë nuk do të thotë se ai/ajo nuk do të arrijë sukeses gjatë rrugës.

Edhe Albert Einstein, i njohur si një nga njerëzit më inteligjent i historisë si fëmijë nuk jepte shënja të dukshme të gjenialitetit të tij. Ai foli vonë si një fëmijë dhe më vonë kishte probleme të pranohej në Politeknikun e Zyrihut. Sipas vetë Einsteinit, suksesi i tij nuk ishte shkak i të qënit më i zgjuar se të gjithë por ishte falë rezistencës së tij.

Prandaj për prindërit të cilët i thanë fëmijës për herë të 100 mos ha gura- ka akoma shprese dhe kohë se ai fëmijë do të rritet e të bëhet gjeologu më i famshëm. Nese ne mund të inkurajojmë kuriozitetin dhe vullnetin te fëmijët tanë, ne jemi duke i dhënë dhuratën më të madhe për ti ndihmuar ata të shprehin gjenialitetin e tyre nesër./Kult/OxygenPress.info