Kurti vizitoi komunat e Fushë Kosovës dhe Kastriotit

0
38

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Emilija Redžepi, vizituan Komunat e Fushë Kosovës dhe Kastriotit, ku takuan kryetarët e këtyre dy komunave.

Komuna e Fushë Kosovës është prej komunave me më së shumti kyçje rrugore. Në të janë diku rreth 30,000 banesa, ka katër Qendra të Mjekësisë Familjare e dy lagje rome. Në të gjitha këto, siç na njoftoi kryetari z. Burim Berisha, bashkë edhe me 12 marketet e mëdha janë duke u zbatuar masat e qeverisë dhe këshillat e profesionistëve. Thirrja për dezinfektimin e karrocave e shportave në markete është duke zbatuar, sikurse se edhe praktika që nëpër furra të bukës një person të bëjë pagesat kurse tjetri tjetri të​ofrojë shërbimin. Deri tani janë katër raste të konfirmuara me virus e dy prej tyre të shëruar.

Kurse, në Kastriot, kryetari z. Xhafer Gashi, i cili njëherit është ushtrues detyre i Kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) i ofroi tërë kapacitetet e tij edhe si kryetar komune por edhe si u.d. i kryetarit të AKK-së për t’i shpërndarë masat e qeverisë dhe për t’u siguruar që ato po zbatohen.

E vërtetë që na mungon përvoja për këso pandemi, por ekziston vullneti dhe dija në këtë qeveri që të mirren masat më të mira e të nevojshme për luftimin e këtij virusi. Nga kjo sfidë po marrim mësime të reja të cilat po i maturojnë institucionet tona dhe të cilat do t’i shërbejnë institucioneve për në të ardhmen. Sistemin shëndetësor, si qeveri, nuk e kemi gjetur mirë. Për këtë jemi të vetëdijshëm dhe prandaj edhe e kërkojmë bashkëpunimin qytetar. Duke qëndruar në shtëpi, në distancë e pastër mund të fitojmë përballë COVID-19.