“Kur jetën pas ta kemi lënë…”

0
66

Nga Petraq Kolevica

Do t’i kujtojmë këto net
Dhe këta yje e këtë hënë,
Dhe këtë det që sikur flet
Ndoshta mbas shumë e shumë vjet,
Kur jetën pas ta kemi lënë…
Dhe s’do na vije keq aspak
Që rrodhi jeta e pakthyer,
Se koha zemrën nuk e plak,
Se zemra prap’ do ketë gjak
Dhe dashuri të papërlyer.
*Titulli i origjinalit: “Det dashurie”