Kur Jericho përfaqësoi Kosovën në Montreux Jazz Festival

0
441

Republika e Kosovës për herë të parë mbajti mbrëmjen e vet në edicionin e 46-të të Festivalit prestigjioz të Jazz-it, “Montreux Jazz Festival” të Zvicrës.

Kjo ndodhi në vitin 2012, ku Jericho, Oda dhe Etno Classic ishin tre grupet që performuan në mbrëmjen e titulluar “Kosovo Rocks”.

Petrit Carkaxhiu – Jericho thotë se ishte një nga festivalet më tv rëndësishme për ta.

“Ishte nga eksperiencat më interesnate dhe nga festivalet me të cilat mburremi më së shumti. Privilegj ishte të ishim në këtë Festival. Ishin 40 skena, tri të mwdha, ne ishim në Muzikë in the Park“, tha ai ne emisionin Oxygen.

Mes yjeve botërore të muzikës performuan edhe Bob Dylan, Lana del Ray, Paco de Lucia, Tonny Bennett, Jessie J., Emelie Sande, Anastasia dhe Alanis Morissette.

Edicioni i parë i “Montreux Jazz Festival” është mbajtur në vitin 1967 dhe prej atëherë ky eveniment ka qenë një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore, ku kanë përformuar artistët më të njohur botëror si Ray Charles, Miles Davis, Eric Clapton, BB King, Deep Purple, Santana, Sting e shumë të tjerë./oxygenpress.info