Kuqezinjtë e Jakovës në Koshare

0
97

20 vjet më parë në Koshare u shemb padrejtësia më e madhe që i ndante shqiptarët “kufiri” i vendosur në mes të Shqipërisë.

Djemtë e vajzat e UÇK-së luftuan trimërisht e vendosmërisht që të shembin ndarjen në mes kombit tonë, dhanë jetën, dhanë gjymtyrët.

Në Koshare u bashkuan gjithë shqiptarët, nga Lugina e Tetova, nga Tropoja e Malësia, pa kursyer asgjë për një ideal bashkimin kombëtar.

Kanë rënë heroikisht dëshmorë të cilët me gjakun e tyre vulosen për gjithmonë bashkimin kombëtar, na e hoqën kufirin mes shqiptarëve.

Ne “Kuqezinjtë e Jakovës” përkulemi para dëshmorëve dhe vepra e tyre është ne zemrat tona, e zemrat tona rrahin për Shqipni të bashkume. Nderim gjithmonë për dëshmoret e kombit. Për jetë të jetëve do të rrojë shqiptaria!