Kumrie Prenku – Karaqica: Politikanët i kanë ndarë familjet e dëshmorëve dhe po bëjnë dallime në bazë të rajoneve

0
188

Kumrie Prenku – Karaqica, bashkëshorte e dëshmorit të kombit, Kadri Karaqica si dhe familjare e dëshmorëve e martirëve të kombit përmes një postimi e ka shprehur mllefin e saj ndaj politikanëve të dhe deputetëve të Kuvendit të cilët po tregohen indiferentë ndaj familjeve të dëshmorëve dhe vendeve ku kanë ndodhur masakrat më mizore ndaj shqiptarëve më theks të veçantë atyre në Drenicë si dhe për mos kërkimin e drejtësisë ndërkombëtare për këto krime. “Shumë kisha dashtë t’i pështy disa politikan në fytyrë por me të vërtetë nuk po mund ta di se ku e kanë fytyrën sepse me të vërtetë janë me shumë fytyra. Ku janë familjaret e masakrës se Likoshani ku pushka parë krisi aty në Likoshan e Qirez? ku janë familjaret e masakrës se Poklekut, ku janë familjaret e masakrës se Abrisë të familjes Deliu? Ku janë familjaret e masakrës se Verbocit, ku i keni familjaret e maskues se Shtutices? Ku janë familjaret Çikatoves se Drenasit por se di si kërkoni drejtësi nga ndërkombëtaret kur vet ju i keni ndarë familjaret jeni bë me vërtetë për të ardhur keq. Kur ju i dalloni familjaret dhe mundoheni ta nënçmoni Drenicën këtu është kulmi i partive politike por tash e kemi kuptuar fort mirë ketë për çka i ofroni por ne si Drenicë çdoherë e kemi menduar që armik e kemi serbin por po na dalin armiq edhe këtu ne Kuvendin e Kosovës ose si për ndryshe klubi idiotizmit turpi i turpit”, ka shkruar ajo.