Kujtojmë ambasadorin e parë të Kosovës, Enver Hadrin

0
328

Enver Hadri, rrjedh nga një familje patriotike të cilët prej dhunës barbare sërbe në visët e banuara me shqiptar Leskovc,Nish …shpërngulën në Kosovë. Babai i Enver Hadrit ishte ndër intelektualet e rrallë të Pejës të cilin natën e vitit të ri të 1945,xhandarët serbë e morën për ta ekzekutuar.Po të njejtën mbrëmje policia sërbe mori edhe dajën e Enverit  dhe i zhdukën në terrin e asaj nate për të mos i parë kurrë më.

Si nxënës i shkollës së mesme dhe student, Enveri kishte talent për fjalën e shkruar artistike dhe aso kohe ishte anëtar i klubit letrar të qytetit  dhe shoqërohej me poetin e ardhshëm Ali Podrimjën ,Haxhi Vokshin, Qerim Ujkanin … rrugët e të cilëve do të ndaheshin për të mos u takuar kurrë më nga se Enver Hadri bënte pjesë në një grup ilegal i cili grup kishte për objektiv çlirimin e tokave shqiptare nga robëria sllave.

Grupi i Enver Hadrit u zbulua nga policia sërbe, me ç’rast shokët e Enverit u burgosën ndërsa  Enver Hadri u arratis për në Belgjikë më 1973.  Gjyqi jugosllav I asaj kohës e denoi Enver Hadrin me ligjin e tyre të famshëm të asaj kohe për veprimtari armiqësore me 7 vjetë burg pa prezencë.

Në Bruksel,Enver Hadri nuk do rrinte duarkryq por mënjëherë u inkuadrue në grupe ekzistuese dhe ndihmoi organizatën “Lidhja e Dytë e Prizrenit” , që aso kohe në Bruksel e udhëhiqte plaku dhe luftëtari Hamëzë Devetaku.. Më vonë Enver Hadri,  krijon organizatën “Rrezistenca Kombtare” , bashkë me Riza Budakovën,  dhe nxirrte organin e saj “Zëri i Kosovës” në të cilin mund të lexohej informata nga Kosova e robëruar,poezi por kryesisht kishte artikuj politik ku denoncohej politika titiste dhe dhuna në Kosovë.

Demonstratatë e 11 marsit të vitit 1981, Enver Hadrin nuk e gjetën të papërgatitur andaj bashkë me bashkëpunëtoret e tij Reshat Sahitaj,Gani Azemi dhe Behare Rexhepi , Vehbi Ibrahimi (tani dëshmor),  e organizoi demonstratën e parë në Bruksel me 13 prill të vitit 1981 në shenjë solidarizimi me studentet e Kosovës.Ky ishte manifestimi i parë që diaspora organizon dhe fill pas këtij manifestimi pasojnë demonstratë tjera në të gjitha vendet e botës të banuar me shqiptar.

 

Në vitin 1983,  bashkë me Reshat Sahitaj ,Gani Azemin dhe Behare Rexhepin ,formon Komitetin për Mbrojtjën e të Drejtave dhe të Njeriut në Kosovë.

Për të sensibilizuar edhe më shumë opinionin e huaj, Enver Hadri kishte hapur edhe  radio stacion “Iliria” ku kishte rubrikën e lajmeve dhe ate të kulturës që emitonte në gjuhën frengjishte.Pastaj organizonte tribuna informative, programme kulturore me poezi shqiptare të përkthyera e të recituara frengjisht sepse Enveri dëshironte ta njoftonte edhe masën popullore te vendit e jo vetëm diplomacinë Evropiane me ate qe ngjante në Kosvë..

Në vitin 1989 emri i Enver Hadrit do citohej jo vetëm në gazeatë belge siç ndodhte por tani për aktivitetin e Enver Hadrit flisnin të gjitha kanalet televizive dhe shtypi botror. Enver Hadri dhe Komiteti tij ishte burimi i informatave për agjencitë e lajmëve të huaja.

RESHATI BEHARJA MEJREMI GANIU ENVERI

Në vitin 1989, me iniciativën e Enver Hadrit Parlamenti Evropian voton rezolutën e parë për situatën dramatike në Kosovë, në të cilën vendoset qe një delegacion i Parlamentit Evropian të shkon në Kosovë për t’u bind për gjendjen dhe dhunën serbe qe ushtrohej në Kosovë.

Enver Hadri qe njeriu i parë i cili hapi dyertë e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe i cili tërë jetën e tij ia kushton Kosovës. Ishte diplomati i parë dhe ambasadori i parë kosovar që çeshtjën e Kosovës e ngriti në Institucione më të larta Evropiane.

Me 25 shkurt të vitit 1990, Enver Hadri shkon për të vizituar varrin e nënës Në të kthyer në shtëpi Enveri e len bashkëshortën dhe merrë listën e 23 viktimave qe forcat policore e ushtarake kishin vra në Kosovë dhe niset për te perpiluar tekstin e rezolutëes i cili tekst duhej dorëzuar të hënën në Parlamentin Evropian. Enveri mbante listën pa e ditur se vetë do binte viktima e 24-të nga policia serbe. Nga rruga ku banonte Rue d’l Albanie 23 , u nis me veturë dhe u ndal në dritatë e semaforit Rue St.Bernard ku nga një makinë e ndalur paralelë, vrasësi do ta qëllojë me tre plumba në kokë.

Pse e vranë Enver Hadrin ?

Urdhërdhër për eliminimin fizik të Enver Hadrit e kishte dhënë  Sllobodan Millosheviqi.

Shtrohet pyetja pse u vra Enver Hadri dhe pse personalisht Millosheviqi kishte nënshkruar që Enver të vritej? Tani pas shumë dekadave , shumë fshetësi janë zbuluar, kanë ndodhur  ngjarje që është përmbysur një sistem kolonizator fashist siç ishte Serbia, njerëzit që dikur nuk kanë pasur guximin të flisnin tani flasin. Mirëpo Serbia ende i mbanë nën kushtëzim disa shqiptarë të cilët janë të detyruar të përhapin dezinformata rreth jetës dhe aktivitetëve të Enver Hadrit, dhe njerëzëve të Komitetit që e kryesonte Enveri.

Po të merrën parasysh ftesat për konferencat për medie ndërkombëtare, artikujt e gazetave që iu janë referuar konferencave, organizimin e demonstratave, takimet e shumta me personalitete europiane, do të vini të konkuldimi i pakontestueshëm, se Enveri Hadri ishte ambasadori i parë i Kosovës në Paralemntin Europian, kurse ekipi i tij ishin diplomatët e parë që  ndihmuan në internacionalizimin e dramës kosovare.

Aprovimi i rezolutës së parë më 12 prill 1989, ka qenë ngjarja më e rëndë kundër Serbisë. Për Serbinë rezoluta e 12 prillit ka qenë akti më dramatik në rrafshin diplomatik. Si ka mundur të aprovohet një rezolutë kundër Serbisë, kur ajo në Parlamentin Europian ka pasur shumë e shumë eurodeputetë në krahun e tyre?! Si ka mundur të aprovohet një rezolutë kundër Serbisë, kur ata – siç shkruajnë- e kanë kontrolluar çdo organizatë dhe parti poltike në diasporë?!  Nëse e kanë kontrolluar çdo organizatë, pse atëherë Komiteti i Enver Hadrit kishte bërë lobimin për aprovimin e rezolutës?! Nëse e kanë kantrolluar çdo orgaizatë, pse atëherëe Enveri dhe ekipi i tij orgaizonin konferenca për medie internacionale dhe aty flitej kundër Millosheviqit dhe sistemit të tij policor e ushtarak ?! Nëse e kanë kontrolluar çdo organiazatë poltike në diapsorë , pse atëhere lobimi i Komitetit ende vazhdonte kontaktët me diplomatë dhe eurodeputetë në Bruksel?! Pse, Komiteti nuk e ndalte aktivitetitn , por intervenonte në shtetët që do shkonin në Konferencën e të Painkuadruarëve në Beograd më 1989            ?! Pse, Enver Hadri dhe ekipi i tij kishte bërë intervenimin edhe për aprovimin e një rezolute tjetër kundër Serbisë dhe reprezialeve në Kosovë që ushtronin forcat policore dhe ushtarake të Serbisë?! Për ndalimin e veprimtarisë së shqiptarëve në rrafshin  diplomatik në Parlamentin Europian, dhe institucione tjera ndërkombëtare Millosheviqi merrë vendim për vrasjen e Enver Hadrit. Konkuldim: Enver Hadri nuk u vra se veproi kundër interasve të Serbisë në Kosovë dhe për çlirimin e Kosovës.

LA DERNIERE HEURES 28 QER 1990 001

Kush e vrau Enver Hadrin ?

Atentatin kundër Enver Hadrit kryen tre komandos serbë nga Beogradi dhe të cilet arrijnë te ikin në Beograd Darko Ashanini, Adrija Llakoniqi dhe Vesko Vukotiqi.

Disa javë  më vonë në Beograd në kafën “Nana” vrasësi i Enver Hadrit, një serb i quajtur  Adrija Llakoniçi dehet dhe fillon të mburret se si e ka vra Envr hadrin.UDB-a atë mbrëmje vret Adrija Lakoniqin nga se kishte filluar të zbulonte aktin e krimit.Në mënyrë të ngjajshme vritët edhe vrasësi tjetër Vesko Vukotiqi  i cili poashtu fillon të flasi me mburrje. Darko Ashanini besohet se ende jeton në Beograd.

ENVER_HADRI_BEHARE_REXHEPI_gani azemi

Shkruan:Reshat Sahitaj