Kufizime shtesë në Francë përballë shpërthimit të rasteve COVID-19

0
54

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, bëri thirrje sot për kufizime rajonale shtesë në juglindje të vendit për shkak të shpërthimeve të rasteve të infektimit me COVID-19.

Veran propozoi shtrëngimin e shtetrrethimit të natës në Nisë dhe të masave të bllokimit të pjesshëm ose të plotë.

“Situata në këtë bashki është veçanërisht shqetësuese, pasi ajo është zona më e prekur në të gjithë vendin, me një normë incidence prej 577 rastesh për 100 000 banorë në një periudhë shtatëditore”, theksoi ai.

Zyrtarët do të marrin në konsideratë hapat e mëtejshëm për bashkinë Alpes-Maritimes të dielën në mbrëmje.

Në përgjithësi, Franca, me një popullsi prej 67 milionë banorësh, ka regjistruar më shumë se 3,5 milionë raste të virusit dhe gati 84 000 vdekje./ATSH