Kthehet Armend Rexhepagiqi, zgjodhi të këndojë me Tunën

0
169

Më 8 mars, në Shkup, e gjithë sala e Filharmonisë u ngritën në këmbë, kur Armend Rexhepagiqi pas shumë kohësh u kthye në skenë dhe këndoi.

Ai këngën e tij “Harrova” zgjodhi ta këndojë me Tunën.

Më 8 mars, në ditën e Gruas, Tuna në një koncert promovoi albumin e saj të ri, Fortuna.

E tashmë ato këngë po publikohen edhe me videoklipe.

Rexhepagiqi, ka disa vite që nuk ka kënduar në skenë, por vazhdimisht ka punuar me muzikantë./Oxygenpress.info