Kryeministrja e Zelandës së Re, mbuluar me shami, në xhami për të ngushëlluar myslimanët

0
42

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern menjëherë pas sulmit, ku një perosn vrau 49 të tjerë, teksa po luteshin në xhami, ka treguar një solidaritet të veçantë me viktimat dhe myslimanët. Ajo e vazhdoi këtë solidaritet kur shkoi për t’i vizituar të prekurit duke veshur shami.

Ajo e ka quajtur këtë ditë, më të errëtën që ka pasur ndonjëherë ky vend.

Ardern shkoi në qendrën e refugjatëve “Canterbury” për ta ngushëlluar komunitetin mysliman. Në këtë vend ajo është parë me shami në kokë në shenjë solidarizimi dhe respekti për pjesëtarët e komunitetit mysliman që jeton në Zelandën e Re.

Ajo ka ngushëlluar myslimanët dhe ka thënë se janë pjesë e Zelandës së Re, dhe nuk janë ata të cilët kanë qëndrime raciste dhe bëjnë sulme të tilla.

“Zelanda e Re është e bashkuar në vajtim dhe ne jemi të bashkuar në vajtimin tonë”, ka thënë ajo.

Përndryshe, shumë familjarë po qëndrojnë në spitale për të marrë lajme për personat e plagosur, ndërsa disa të tjerë janë ende në listat e të zhdukurve.