KRU ” Prishtina ” sh.a. do e mbyllë pikën e arkëtimit në lagjen “ Arbëria ” në Prishtinë në rrugën” Vicianum”

0
253

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a

Të nderuar konsumatorë , ju njoftojmë se duke filluar nga dita e martë, 1 dhjetor 2020, KRU ” Prishtina ” sh.a. do e mbyllë pikën e arkëtimit në lagjen “ Arbëria ” në Prishtinë në rrugën” Vicianum”.
Inkurajojmë të gjithë konsumatorët, respektivisht ata të cilët jetojnë në lagjen “ Arbëria “ se, mund të realizojnë pagesa për shërbime të ujit e kanalizimit PA PROVIZION SHTESË , në Postën e Kosovës( e cila gjendet ne objektin e Komunës së re të Prishtinës), në të gjitha Bankat e liçencuara në Republikën e Kosovës, në Institucionet Financiare Jo-Bankare për transfer parash, si : Unioni Financiar i Prishtinës, Capital , Ria, Moneta, Vllesa dhe Ibas.
KRU” Prishtina” falënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Afër , lehtë dhe shpejt!
Investo në shëndetin dhe mirëqenien tuaj, duke paguar faturat e ujit!