Kreu i Parlamentit në Zelandë të Re, ushqen me qumësht fëmijën gjatë seancës parlamentare

0
63

Kryetari i Parlamentit, Trevor Malldar, ushqeu foshnjën një mujore të ligjvënësit Tāmati Coffey teksa ai kryesonte një debat në Parlamentin e Zelandës së Re, shkruan The Guardian.

Me një shishe tek e ushqente dhe me një disponim normal, Malldar është pjesë e videos së mëposhtme që po bënë gjiro në rrjetet sociale.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që në Parlamentin e Zelandës së Re ka pasur foshnje.

“Normalisht karriget e folësit përdoren vetëm nga ligjvënësit kryesues por sot një VIP mori karrigen me mua”, ka postuar në Twitter, Mallard, së bashku me një fotografi të tij me shishe duke ushqyer fëmijën, babai i të cilit sapo ishte kthyer nga pushimi i atësisë dhe ishte ulur afër.

Njerëzit në mediat sociale reaguan shpejtë në lidhje me ngjarjen duke lavdëruar Mallard dhe Coffey.

“Faleminderit për normalizimin e njësisë së familjes”

“Ne duhet të shohim më shumë nga kjo. Vendet e punës duhet të përshtaten për të mundësuar këtë sjellje.”

Një përdorues tjetër i Twitter tha: “Zelanda e Re … mund të jesh një vend i vogël, por ke dhënë një mësim të madh për botën!”

Shumë ligjvënës ishin po aq mbështetës. Gareth Hughes, një deputet parlamentar i Partisë së Gjelbër, postoi një fotografi të Mallard duke mbajtur lart fëmijën e duke buzëqeshur fëmijën.