Krejt çka duhet të dini për Lituaninë

Lituania është vendi më i madh dhe më i populluar nga tre shtetet baltike, dy të tjerat janë Estonia e Letonia.

Vilniuisi që ndodhet në afërsi të kufirit me Rusinë, qe ndërtuar në brigjet e dy lumenjve. Është një qytet i vjetër shumë i bukur dhe universiteti i ndërtuar në stilin e Renesansës në vitin 1579, me shumë oborre brenda, është si qytet në vete.

Vija bregdetare e Lituanisë në Baltik është e gjatë 99 kilometra.

Gjatë luftës së Dytë Botërore, Lituania së pari qe pushtuar nga Bashkimi Sovjetik, pastaj nga Gjermania naziste. Më 1944 forct gjermane qenë tërhequr dhe sovjetikët patën marrë sërish vendim.

Më 1990, një vit para rënies së komunizmit, Lituania e para u shkëput nga Bashkimi Sovjetik dhe që atëherë ka tradita të forta demokratike.

Para krizës financiare botërorë, më 2077, ishte një nga ekonomitë me rritje të shpejtë në BE. Indeksi i zhvillimit  Kombeve të Bashkuara e ka cilësuar Lituaninë si vend me zhvillim shumë të lartë njerëzor.

Në Lituani…

  • Për kërcitjen e borës kur shkelet thuhet se “po mendojnë shtrigat”.
  • Lituania ka më shumë balona me ajër të nxehtë për kokë banori se cdo vend tjetër. Vilniusi është një nga kryeqytetet e pakta në Evropë ku lejohet fluturimi me këso balonash.
  • Ka së paku 15,000 çifte lejlekësh që shumohen.
  • Në shkurt njerëzit hanë petulla dhe e përcjellin dimrin, duke mbajtur maska djajsh e shtrigash.

Fakte rreth Lituanisë…

  • Është anëtarësuar në BE në vitin 2004
  • Sistemin politik e ka – Republikë
  • Ka  3,3 milionë banorë
  • Përdor litasin si valutë
  • Vilnius është kryeqytet
  • Lituanishtja  është gjuhë zyrtare
  • “Sveiki” është përshëndetje tipike

Lituania sot…

Forca punëtore e arsimuar është faktori kyc për zhvillimin e shpejtë ekonomik të Lituanisë. Vendi prodhon dhe eksporton naftë të rafinuar, barna, makineri dhe përbërës për diagnostifikimin molekular e teknologji laseri. Më shumë se 20,000 veta punojnë për kompani ndërkombëtare të teknologjisë informatice e kompjuterike, përfshirë “Microsoftin”, “IBM”-in dhe “Siemensin”.

Porti kryesor lituanez është Klaipeda në detin Baltik, nga të paktët që nuk janë të ngrirë në Evropën Veriore. Është qendër e ngarkuar transporti që lidh shtetet baltike me Evropën dhe me Azinë. Më shumë se 7,000 anije u ankoruan atje me 2011 dhe ka linja të rregullta vaporësh për Finlandë, Suedi e Gjermani.

Gjuhëza Kuroniane…

E rrezikuar nga erërat e valët, Gjuhëza Kuroniane është një brez rëre 98 kilometra I gjatë që ndan Lagunën Kurorinane nga Deti Baltik. Një pjesë 52 kilometërëshe në very shtrihet në Lituani, ndërsa pjesa jugore në Rusi. Gjerësinë më të madhe, ky rrip e ka në very 3,8000 metra nga skaji në skaj, ndërsa në jug ngushtohet në më pak se 400 metra gjerësi.

Parku “Europos”…

Me shtrirje gjeografike në qendër të Evropës, parku” Europos” përmban statuja të artistëve nga 27 vende të ndryshme. “Monumenti i qendrës së Evropës” ka emrat e kryeqyteteve evropiane të gdhendura në pllaka graniti, si edhe largësinë e tyre nga parku. Thuhet se “LNK Infotree” është vepra më e madhe artistike në botë. E ndërtuar me 3,000 televizorë (monitorë televizivë), ajo ka një labirint 700 metrash me një statujë të përbysur të Leninit në mes.

BE, hulumtimi dhe inovacioni…

Që të jenë më konkurrente, vendet e BE-së duhet të shpenzojnë para në hulumtim e zhvillim. Duke ndarë shpenzimet, vendet e BE-së mund të kenë rezultate më të mira e më të shpejta. Idetë e mira mund të mbrohen nëpërmjet patentimit dhe kështu pengohen të tjerët t’i kopjojnë ato. Idetë e reja e shtyjnë ekonominë përpara dhe ndihmojnë që të happen më shumë vende në të ardhmen. Teknologjia e re mund të zgjidhë edhe problemet sociale e shëndetësore, për shembull duke parandaluar përhapjen e sëmundjeve si virusi i Gripit A.

Përkrahja e hulumtimit dhe zhvillimit…

Për të koordinuar edukimin, inovacionin dhe kërkimin ndërmjet shteteve anëtare, BE-ja ka zhvillar Institutin Evropian të Inovacioneve e Teknologjisë, Qendra e Përbashkët e Hulumtimit ofron këshilla të pavarura shkencore e teknike për shtetet anëtare të BE-së. Në kuadër të “Kornizës së shatë të programit 2007-2013”, BE-ja ka dhënë 50,5 miliardë euro buxhet për të inkurajuar:

  • Bashkëpunimin: duke u mundësuar shteteve të BE-së të punojnë së bashku në fushat e shëndetësisë, ushqimit, bujqësisë, peshkimit, bioteknologjisë, energjisë, mjedisit, ndryshimeve klimatike, aeronautikës e gjithësisë;
  • Idetë: duke themeluar Këshillin Hulumtues Evropian që financon hulumtime më të reja shkencore;
  • Njerëzit: duke siguruar bursa për hulumtues, fonde për trajnime, partneritet midis industrive e hulumtuesve dhe me dhënien e çmimeve;
  • Kapacitetet: me përmirësimin e pajisjeve kërkimore dhe duke mbështetur hulumtimet e zhvillimin nëpërmjet bizneseve të vogla./Të nisemi për në Evropë/OxygenPress.info