KQZ publikon rezultatet e numërimit të votave në Kaçanik

0
197

Përfundon numërimi i votave në Kaçanik.

Tashmë janë numëruar të gjitha votat në komunën e Kaçanikut.

Sipas rezultateve të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese me 57.95 përqind të votave të fituara.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 29.21 përqind.

E treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 6.83 përqind të votave.