Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për përjashtimin nga rezultati të dy vendvotimeve.
Bëhet fjalë për vendvotimet 2717B/01R (Vushtrri) dhe 3805B/05R (Mitrovicë e Veriut) të cilat edhe pas rinumërimit rezulton se ka mospërputhje në mes të nënshkrimeve dhe fletëvotimeve, njofton Klan Kosova.
Siç bëhet e ditur nga KQZ janë 5 respektivisht 10 fletëvotime më shumë se nënshkrime.