Kosovari në mesin e 45 artistëve që lanë gjurmë këtë vit

Artisti kosovar, Petrit Halilaj gjatë tërë vitit ka lënë gjurmë në art. Ai nuk është ndalur me ekspozita në mbarë botën dhe me projektet e ndryshme artistike. Është përfshirë në listën e My Art Guides në mesin e 45 artistëve që lanë gjurmë për kët vit.

Nuk është mjaftuar me kaq. Ai madje sfidon edhe Banksy,  artistin e njohur misterioz anglez, i cili gjendet në listë.

Në këtë listë kanë arritur të futen edhe Alfredo Jaar dhe Tomas Saraceno, mes artistëve tjerë.

Vitin e kaluar Halilaj morri Mirënjohje Speciale nga Bienalja e Venecias në Itali.

Halilaj momentalisht e ka të hapur ekspozitën “Shkrepëtima” në Fondazione Merz, deri me 3 shkurt./OxygenPress.info