Kosova rrit kapacitetet e prodhimit të peshkut

0
47

Është bërë inaugurimi i fabrikës se përpunimit te peshkut, “Peshk Istogu”, investim i Bashkimit Evropian. Karakteristika favorizuese qe posedon Istogu me burimin ujor të cilësisë se lare per prodhim të peshkut të llojit Trofta është duke u shfrytëzuar nga banoret e kësaj ane përmes investimeve nga diaspora.

Prodhimi cilësor ka siguruar treg të mjaftueshëm dhe nevojë për shtim kapacitetesh . Bashkimi Evropian duke parë mundësin për zhvillim në ketë sektor ka ndarë grant për rritjen e kapacitetit prodhues të fermave dhe tani ky biznes prodhon mbi 200 ton peshk.

Valdet Gjinovci, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, u shpreh se është i kënaqur qe një fermer shembull i prodhimit të mirë të peshkut, sot po rrit kapacitete prodhuese.