Kosnett: Do të punojmë së bashku me BE-në për njohjen reciproke Kosovë-Serbi

0
58

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Phillip Kosnett, ka thënë se po punohet së bashku me Bashkimin Evropian që të ndodhë njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Phillip Kosnett me këtë rast u deklarua pas takimit me Emisarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“I kënaqur pas takimit me Lajçakun, me të cilin diskutuam interesat e përbashkëta në vazhdimësinë e dialogut. Marrëveshjet e Washingtonit plotësojnë procesin e drejtuar nga BE. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të arritur qëllime të përbashketa, normalizimin dhe njohjen reciproke Kosovë-Serbi”.