Kjo është pasaporta që e posedojnë vetëm 500 njerëz në botë

0
39
Close up shot of a United States passport with another stamped passport in the background

Pasaportat janë ato që na japin mundësinë të udhëtojmë nga një vend në tjetrin.

Disa prej tyre ama, kanë pak më shumë liri.

Pasaporta gjermane e ilustron më së miri këtë, pasi ata që e posedojnë mund të udhëtojnë në vetëm 177 vende pa viza.

Por ekziston një pasaportë që është e rrallë dhe e vështirë për t’u gjetur,pasi vetëm 500 persona në botë e disponojnë një të tillë.

E kemi fjalën për pasaportën e Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës.

Sipas The Independent, për momentin në qarkullim janë vetëm 500 të tilla.

Urdhri Sovran i Maltës u njoh nga Papa Paschal më 1113, dhe sot është një nga njësitë e pakta sovrane që nuk kanë ndonjë tokë apo territor.

Urdhri pati vëmendjen kryesore ndaj të varfërve dhe mbrojtjes së besimit katolik.

Me ndihmën e vullnetarëve, ata ofrojnë ndihmë për fëmijët, të pastrehët, handikapët, refugjatët, të moshuarit, të sëmurët dhe lebrozët në mbarë botën.

Urdhri gjithashtu mund të hyjë në traktate, të lëshojë pasaportat e veta, monedhat dhe pulla postare, dhe gëzon diçka që quhet “ekstraterritorialitet”, që e bën atë një ambasadë në Romë dhe vende të tjera./Dita/