Kina vendos të pastrojë majat e Himalajave nga mbeturinat

0
184

Organet përgjegjëse për rregullimin e veprimtarive alpinistike në rajonin autonom të Tibetit synojnë të përfitojnë nga pezullimi i ngjitjes në sezonin e ardhshëm për shkak të koronavirusit, të pastrojnë disa nga majat e Himalajave, përfshirë malet Everest, Cho Oyu dhe Shisha Pangma, theksuan autoritetet.

Fushata do të zhvillohet nga “Ekipi i alpinistëve të Tibetit të Kinës”, “Shoqata e Alpinistëve të Tibetit të Kinës (CTMA)” dhe shoqata lokale për organizimin e ekspeditës së alpinizmit “Ekspedita Himalajat”.

“Ne besojmë se është koha e duhur për të mbledhur mbeturinat e grumbulluara në male”, shpjegoi një zyrtar i CTMA-së.

Vitin e kaluar, në anën veriore të malit Everest, punonjësit e shoqatës, udhëzuesit kinezë dhe fshatarët vendas mblodhën mbi 13 tonë mbeturina, të klasifikuar përgjithësisht si mbeturina shtëpiake dhe alpinizmi.