Këto ushqime ju duhen për të kthyer forcën

0
337

Dobësia e përgjithshme, lodhja e vazhdueshme ose ndjenja e letargjisë është një problem i zakonshëm që përjetohet nga shumë njerëz. Ajo i referohet mungesës së forcës fizike ose muskulore, që vjen ose jo për shkak të lodhjes.

Dobësia mund të lë pa energji për të kryer aktivitete ditore. Ju mund të ndjeni: përgjumje, lodhje, i ngadaltë në bërjen e gjërave ose i painteresuar.

Ju mund të ndjeheni të dobët për shkak të një numri arsyesh, duke përfshirë:

Mungesa e ushqyesve esenciale, mungesa e gjumit, një sistem i dobët imunitar, pirja e tepërt, mosngrënia e të gjitha vakteve, stresi emocional.

Dobësia e vazhdueshme mund të shkaktohet nga probleme shëndetësore, siç janë: anemia, artriti, hipotiroidizmi, çrregullime gjumi, sëmundje të rënda si kanceri, sindroma e lodhjes kronike, diabeti, sëmundjet e zemrës. Në këto raste, është e domosdoshme të zbuloni shkakun e saktë që fshihet pas dobësisë, duke u konsultuar me mjekun tuaj,

Bananet janë të mbushura me sheqerna natyrore si; saharozë, fruktozë dhe glukozë. Këto sheqerna mund t’ju japin në mënyrë efektive një nxitje të shpejtë dhe të konsiderueshme të energjisë. Gjithashtu, bananet përmbajnë kalium, një mineral që trupi juaj kërkon të konvertojë sheqerin në energji. Për më tepër, fibrat në banane ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të glukozës në gjakun tuaj.

Hani një banane ose dy kur të ndiheni të dobët. Ju gjithashtu mund të provoni një përzierje të bananes me kos ose me lëngje të tjera. Për të ndihmuar në forcimin e trupit tuaj dhe për të mbajtur dobësinë larg, hani një banane të pjekur me 1 lugë gjelle mjaltë dy herë në ditë. Përndryshe, ju mund ta shtoni bananen në drithërat e mëngjesit ose në tërshërë.

Bajame ose fara kungulli

Bajamet janë të mbushura me vitaminë E që mund t’ju ndihmojë të luftoni simptomat e dobësisë së përgjithshme dhe të qëndroni energjik.

Gjithashtu, doza e lartë e magnezit në bajame luan një rol në ndarjen e proteinave, yndyrës dhe karbohidrateve duke çliruar energji. Një mangësi e vogël e magnezit mund të jetë shkaku i dobësisë në disa njerëz.

Zhytni dy bajame, një fik të thatë, dhe pak rrush të thatë në ujë brenda natës. Në mëngjes, hiqni bajamet, fikun, rrushin e thatë dhe pini ujin. Pastaj qëroni dhe hani bajamet bashkë me fikun dhe rrushin e thatë. Gjithashtu, mbani bajame të pjekura me vete dhe sa herë që ndiheni të lodhur ose të dobët, hani disa për energji të menjëhershme.

Përveç bajameve, me efikasitet të ngjashëm janë edhe farat e kungullit, madje kanë edhe minerale të rëndësishme antilodhje siç janë zinku, seleni, magnezi, bakri etj, që do t’ju japin shumë fuqi, nëse konsumoni një filxhan kafeje me fara kungulli në ditë, të qëruara dhe pa kripë.

Qumështi

Qumështi konsiderohet si një nga burimet më të mira të kalciumit dhe vitaminës D, të cilat dihet që janë të dobishme për muskujt dhe eshtra të shëndetshme.

Pini një gotë qumësht të ngrohtë me 1 lugë çaji mjaltë ose shijojeni atë ashtu siç është. Gjithashtu, shtoni qumësht në drithëra apo kafe. Ju gjithashtu mund të vloni një filxhan qumësht me dy deri tre fiq. Hani fiqtë dhe pini qumështin për të fituar forcë.

Luleshtrydhe

Kjo shtesë me kalori të pakta në një dietë të shëndetshme mund t’ju ndihmojë të qëndroni energjik gjatë gjithë ditës. Luleshtrydhet janë të mbushura me vitaminë C, një antioksidant që ndihmon në riparimin e indeve, rrit imunitetin, dhe largon radikalet e dëmshme. Luleshtrydhet kanë veti antikanceroze, antidiabetike dhe luftojnë obezitetin. Është provuar se ato ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës dhe të sistemit nervor. Përveç kësaj, nëpërmjet luleshtrydheve, ju merrni një dozë të shëndetshme të manganit, fibrave dhe ujit.