Këto janë shkallët më të gjata në botë

0
396

Në Lysejford të Norvegjisë janë të ndërtuara shkallët më të gjata në botë.

Janë 4 mijë e 444 shkallë. Është një  mrekulli për të gjithë ata  që kanë pasion hiking-in.

Por, sfida e vërtetë është atëherë kur ju do të  filloni ngjitjen e atyre shkallëve që ju qojnë drejt majës së malit.

Shkallët aktuale prej druri u ndërtuan fillimisht për punëtorëve të një  hidrocentrali që u themelua në vitin 1916.

Në fillim u ndërtuan vetëm binarët që do të ndihmonin për vendosjen e tubacionit të ujit.

Tubi duhej të ishte i lidhur për shkëmbi dhe i futur në beton, kështu që binarët duhej të shkonin deri  në majë të kodrës që do të ndihmonin për vinçin i cili do ta tërhiqte karrocën me punëtorë dhe materialet e punës.

Pas disa aksidenteve, ata vendosën që do të ishte më e sigurt të ndërtojnë vetëm shkallë prej druri përgjatë shinave.  Saktësisht u ndërtuan 4 mijë e 444 shkallë.

Në ditët e sotme, shkallët prej druri në “Flørli” janë një destinacion i njohur për ecje.

Duhen 3 deri në 4 orë për të ngjitur të gjitha këto shkallë,  për të arritur në majë.

Nuk është aq e lehtë, disa pjesë të shkallëve janë mjaft të pjerrëta.

Lodhja në fund do të shpërblehet, kur ju të arrini majën  dhe do të shihni pamjen më të bukur në Norvegji. Këto shkallë janë të përshtatshme për të gjitha moshat.

Edhe për fëmijët ekziston një mundësi ta shijojnë atraksionin e shkallëve më të gjata në botë.

Është një shteg i  veçantë i cili përmbanë 1 mijë shkallë.

Nëse vendosni të kaloni një fundjavë dhe në të njejtën kohë të ngjiteni në majën e Lysejfordit, vendi ju ofron mundësi akomodimi përmes apartamenteve me qira afër ujërave të qeta të lumit Fiord.

Në këtë vend ju mund të vizitoni edhe atraksionet tjera turistike siq është shkëmbi “Pulpit Rock”./Oxygen Press.Info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu