Këto janë pemët që mund të qëndrojnë me qindra vjet

Janë pemët me gjethe në formë të gjilpërave që mbeten të pa ndryshuara gjatë tërë vitit. Pishat janë pemët halore të cilat i përkasin familjes Pinaceae. Ekzistojnë 115 lloje të tyre, ku ato  ndahen në 3 nënlloje të cilat bazohen në llojin e gjetheve, koneave dhe farave.

Pishat njihen si banore të hemisferës veriore, mirëpo mbijetojnë edhe në habitate të tjera siç janë klimat e buta dhe subtropikale.

Shumica e pishave rriten në tokë acidike dhe të drenazhuar.

Varësisht nga lloji, pishat rriten nga 10 deri në 245 metra, ndërsa kurora e tyre mund të arrijë deri në 30 metra në diametër.

Ketrat, qukapikët dhe kafshët e tjera pyjore shfrytëzojnë farat e koneve si ushqim.

20 lloje të ndryshme të pishave prodhojnë arra që përdoren në dietë njerëzore, e që para konsumimit duhet të skuqen në tigan ose të piqen në furrë.

Arra e pishës së bardhë kineze është mesatarisht toksike.

Prodhon një shije metalike në gojë, por që kjo ndjesi e pakëndshme zhduket pas disa ditësh, e gjendja mjekësore e krijuar që lidhet me konsumimin e pishës së bardhë njihet si “Sindroma e Pishave të Gojës”.

Pishat njihen më së miri si pemët e Krishtlindjeve . Edhe konet e tyre shpesh përdoren për qëllime dekorative gjatë sezonit të festave.

Përveç kësaj, pisha kultivohet në kopshte dhe parqe për shkak të morfologjisë së tyre zbukuruese. Kohëzgjatja e pishës varet nga speciet.

Ato mund të mbijetojnë prej disa qindra deri në disa mijëra vjet.  Mostra më e vjetër e njohur ka jetuar deri në moshën 4800 vjeçare.

Shpeshherë janë cak i sulmeve të ndryshme të kërpudhave dhe insekteve.

Pishat janë shfrytëzuar shumë nga njerëzit, druri i tyre përdoret në prodhimin e mobileve, kulmeve, dyshemeve, shtigjeve hekurudhore dhe pjesëve të anijeve, e për këtë arsye lloje të caktuara të tyre janë në rrezik të zhdukjes. /OxygenPress.info