Këtë fotografi e njeh bota, mësojeni historinë e saj

0
137

Fotografia e realizuar në vitin 1967, e shkrepur përmes objektivit të Rocco Morabito, quhet “Puthja e jetës”.

Një vit më pas, fotografi fitoi çmimin “Pulitzer” pikërisht me këtë fotografi.

Puthja e jetës shfaq elektricistin J. D. Thomson duke i dhënë frymëmarrje artificiale kolegut të tij Randall G. Champion, pasi ai humbi vetëdijen pas kontaktit me tensionin e ulët.

Të dy ata po bënin mirëmbajtje rutinore, kur Champion aksidentalisht preku njërin prej telave të tensionit të ulët që ndodhej në majë. Ai humbi vetëdijen, për fat të mirë, rripi i sigurimit e pengoi që të binte. Thompson, i cili ishte poshtë tij, shpejt arriti lart dhe filloi t’i japë frymëmarrje artificiale.

Duke parë rrethanat, nuk ishte në gjendje të përdorte dhe duart për frymëmarrje artificiale, por vazhdoi të fryjë në mushkëritë e Champions, deri kur ndjeu një puls, më pas i zgjidhi rripin që e mbante lidhur me shtyllën dhe zbriti me të në shpatulla.

Ai jetoi edhe për 35 vjet të tjera, pas kësaj ngjarje. Vdiq më 2002 në moshën 64 vjeç.

Në fund të fundit, kjo është ajo që bëjnë shokët e miqtë, “frymemarrje artificiale” me një fjalë, një motivim, një rrahje shpatullash, nje dorë që zgjatet, një qendrim pranë …!!
/Liridon Kurti