Këngëtarja dhe aktorja e Twin Peaks do të performojë në Prizren

0
65

Aktorja dhe këngëtarja amerikane, Chrysta Bell, do të jetë njëra nga performueset në edicionin e dytë të Lumbardhit N’Behar.

Bell e cila njihet për bashkëpunimin e saj me regjisorin David Lynch, në publik njihet edhe për paraqitjen e saj në sezonin e tretë të serisë së famshme “Twin Peaks”, e cila u rikthye në ekrane pas 27 vjetësh.

Ndërkaq sa i përket muzikës, ajo njihet me eksperimentimin e zhanreve disko, post punk dhe New Wave, ndërkaq në Lumbardh do t’i këndojë këngët e albumit të saj të fundit.