KEK: Do të ketë rrymë vazhdimisht

0
158

Pandemia Koronavirus COVID-19 ka bërë që të gjithë banorët të qëndrojnë në maksimum brenda, në shtëpitë e tyre.

Kjo ka bërë që kërkesa për energji elektrike të jetë më e lartë.

Por, drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës – KEK, Njazi Thaçi thotë se 80% e punëtorëve janë në punë  që të mos ketë munëgesë të energjisë këto ditë.

“Do të kemi rrymë. Po prodhojmë me gjithë kapcaitetet pra 800 MËh dhe kemi edhe një bllok rezervë në rast të ndonjë prishje që të aktivizohet brenda 24 orësh”, thotë ai në emisionin Oxygen.

“Bazuar në kompetencat dhe përgjegjësitë e mia si drejtor menaxhues, së bashku me drejtorët e njësive, me kohë i kemi marrë të gjitha masat e duhura, kemi liruar nga puna punëtorët me probleme kronike dhe ata të cilët nuk janë të domosdoshëm të jenë në punë gjatë kësaj kohe, po ashtu kemi arritur të furnizohemi me pajisjet mbrojtëse dhe hixhienike edhe pse me shumë vështirësi. Kemi aktivizuar mekanizmat e menaxhimit të situatës dhe kemi formuar shtabet emergjente”, thotë ai.

Ai njofton se po mundohen  jenë pranë secilit punëtor në çdo kohë për t’i motivuar dhe njëkohësisht për t’iu kërkuar disiplinë strikte në respektimin e të gjitha udhëzimeve të institucioneve shëndetësore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit./oxygenpress.info