Java fillon me mot shumë të ngrohtë, diell dhe vransira

0
69

Java e dytë e muajit maj fillon me mot shumë të ngrohtë, pasditen e së hënës me mundësi për ndonjë rigë lokale shiu. Të martën, me kalimin e një cikloni në veri të rajonit, do të ketë zbritje të lehtë të temperaturave.
Nga dita e mërkurë fusha të presionit më të rritur do të shtrihen mbi rajon, të cilat sjellin mot stabil, me diell e herë herë edhe me vransira, por pa të reshura. Sipas parashikimeve të fundit, prej ditës së enjte një valë e të nxehtit afrikan pritet të depërtojë mbi vendin tonë, që do të kushtëzojë mot të nxehtë, me temperatura maksimale edhe mbi 30C.

Depërtimi i disa cikloneve përgjatë Mesdheut perëndimor, në fillim të javës dhe në pjesën e dytë të javës, do të sjellë nga shkretëtirat e Afrikës veriore koncentrime më të larta të pluhurit Saharian mbi rajon, e pritet që edhe vlerat e çastit të cilësisë së ajrit të rriten në vlera të pashëndetshme.

11.05 – Shumë ngrohtë dhe kryesisht me diell. Gjatë ditës vransirat do të shtohen. Mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.
12.05 – Ngrohtë, kryesisht me diell, herë herë edhe me erë. Ditën me pak vransira lokale.
13.05-14.05 – Ditën e mërkurë kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Pasdite vransira kalimtare. Të enjten nxehtë, paradite me diell, e gjatë ditës pjesërisht vranët.
15.05 – Nxehtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell..

Temperaturat minimalet do të luhaten nga 7C deri në 11C, e maksimalet të hënën vazhdojnë të rriten deri në 28C, ndërsa ditën e martë do të zbresin përreth 24C. Nga dita e mërkurë maksimalet sërish do të shënojnë rritje kur nga dita e premte do të rriten edhe deri në 31C.
Do të fryejë erë mesatare kryesisht nga jugu-jugperëndimi 3-12m/s, herë herë me hove deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, e nga dita e marte do të luhatet përreth vlerave normale.