Ja çfarë mendon Miranda Hashani për dasmat shqiptare

0
118

Këngëtarja e njohur, Miranda Hashani gjatë emisionit OxygenShow me Besim Dinën, ka folur për ahengjet që organizojnë shqiptarët. Sipas saj, këta të fundit shpenzojnë shumë në dasma, shkruan OxygenPress.

“Shumë shpenzojmë, nuk ja vlen kur thirren shumë  mysafirë, unë i shoh disa deri në 800 njerëz i thirrin në dasmë, edhe vet ata dasmorët nuk kanë kohë me u marr me krejt të ftuarit, se me ju shku rend krejtve mbaron dasma. Ka këngëtarë që këndojnë prej një mijë deri në  10 mijë euro…Unë këndoj gjithkun ku ka shqipëtar, në Shqipëri më pak, në dasmat ku kam qenë në Shqipëri, ose ka qenë nusja ose dhandri i Kosovës”, ka thënë Hashani.

E pyetur, se me kë nga kolegët nuk i ka raportet e mira dhe nuk dëshiron të flas me të, ajo nuk ka përmendur emra./OxygenPress.info